Nuk e kanë aspak frikë koronavirusin, shqiptarët në New York: “Nuk ka virus që na ndanë nga kafja”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga një përhapje e madhe e koronavirusit. Për këtë shkak, New York ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka marrë masa të rrepta.

Por në mediat e huaja janë filmuar disa pamje nga lokali “Prince Coffee Shop” në qytetin e Bronx në New York, ku me dhjetëra shqiptarë janë mbledhur dhe pijnë kafe ngjitur me njëri-tjetrin.

Punonjësi shqiptar në këtë kafe, Florian Llota, ka thënë:  “Nuk ka virusi që i ndal shqiptarët, të dalin dhe të pinë kafenë. Ata gjithmonë do të vijnë”.  Pronarët e këtij lokali janë shqiptarë të Kosovës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto