Flower
Flower

Nuk donte të bënte provimin e u shtir si e sëmurë, 6 vjeçares i ndodh gjëma

Një vjazë 6 vjeçare vendosi që të shtirej si e sëmurë për të mos shkuar në shkollë pasi kishte një provim të rëndësishëm.

Lily kishte vënë re se prej disa ditësh disa nxënës në shkollën e saj mungonin pasi ishin prekur nga lija dhe i erdhi ideja që edhe ajo të shtirej sikur e kishte zënë kjo sëmundje.

Sipas nënës së vajzës së mitur, Charlotte Schooley, u shpreh për mediat se vogëlushja mori një laps me ngjyrë të kuqe dhe bëri pika të vogla në gjithë trupin dhe fytyrën e saj.

Ajo u kthye pas 10 minutash tek prindërit dhe u tha atyre se po i hante lëkura. Mamaja dhe babai i saj e kuptuan që ajo po i gënjente dhe i thanë se do ta çonin tek doktori.

Por menjëherë 6 vjeçarja u tremb dhe u tregoi të vërtetën. Ajo u përpoq t’i fshinte pikat, por pa sukses pasi boja ishte e përhershme dhe u detyrua t’i mbante në trup ato për 4 ditë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto