Flower
Flower

Një makinë super luksoze, ja ‘bunkeri’ i ndërtuar sipas kërkesave të Putin/ Foto

Vladimir Putin ka nxjerrë ‘xhiro’ makinën e tij presidenciale gjatë një udhëtimi në Amerikën e Jugut, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithë blerësve ndërkombëtare.

Kjo limuzinë Aurus ka joshur shumë njerëz të pasur në botë, pasi u dërgua në Buenos Aires për të shoqëruar presidentin rus në samitin e G20.

Mediat lokale e quajtën këtë limuzinë si një “bunker të vërtetë mbi rrota”, e cila është ndërtuar sipas kërkesave të Putin dhe ka një komoditet shumë të madh.

“Është shumë e mirë dhe shumë e rehatshme”, u shpreh Putin në fund të takimit të G20.

“Është një makinë vërtet e mirë. Më pëlqen. Dhe nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete”, përfundoi ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto