Flower
Flower

Një histori e përjetshme dashurie, çifti i martuar prej 7 dekadash ndërrojnë jetë në një ditë

Shtatëdhjetë e një vjet martesë së bashku dhe vetëm vdekja i ndau. Kjo është historia e një çifti amerikan, Isabell Whitney 95 vjeçe dhe Preble Staver 96 vjeç, të cilët vdiqën në të njëjtën ditë. Ata ishin martuar në vitin e largët 1946 dhe ishin njohur gjatë një takimi në errësirë. Ditën e fundit të jetës së tyre çifti e kaloi në të njëjtën dhomë spitali të shtrënguar dorë për dore.

Gjatë jetës së tyre së bashku ata ishin ndarë vetëm njëherë dhe ajo ka qenë gjatë luftës së dytë botërore. Preble gjatë kësaj periudhe shërbeu në Marinë. Isabell dhe Preble lindën pesë fëmijë dhe fatkeqësisht gjatë jetës së tyre u është dashur të përballen edhe me vdekjen e njërit prej tyre. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive ata ia dolën të kalojnë plot 71 vjet të lumtura së bashku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto