Nisin provat klinike mbi stafin mjekësor, ky është ilaçi që ka shpresë se mund të luftojë koronavirusin

Mbi 40.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Evropë, Afrikë, Azi dhe në Amerikën e Jugut, do të bëhen pjesë e një studimi të udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit.

I gjithë stafi mjekësor që nuk është infektuar nga Covid-19, i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në studimin “COPCOV”. Kështu, punonjësve në Britani do t’u jepet hidroksilklorokinë ose një placebo për tre muaj, ndërsa atyre në Azi, do t’u jepet klorokinë apo një placebo.

Ndërkohë, administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka miratuar përdorimin e kufizuar të hidroksilklorokinës për të trajtuar pacientët me koronavirus. Ajo nuk e ka miratuar përdorimin e këtij ilaçi “për shkak të rrezikut të problemeve të ritmit të rrahjeve të zemrës”.

Ndonëse provat laboratorike kanë dhënë shpresa për këtë ilaç, studimet nuk janë përfundimtare. Nicholas White, profesor i Universitetit të Oksfordit dhe bashkëdrejtues në këtë studim, është shprehur se nuk dihet me siguri nëse hidroksilklorokina është e dobishme apo e dëmshme në trajtimin e Covid-19.

“Një vaksinë e disponueshme, e sigurt dhe e efektshme mund të jetë shumë larg”, tha profesor Llewelyn, bashkëudhëheqës në këtë studim. “Nëse ilaçet e toleruara mirë si klorokuina dhe hidroksiklorokuina mund të zvogëlojnë shanset për t’u prekur me Covid-19, kjo do të ishte tepër e vlefshme”, shtoi ai.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto