Flower
Flower

Ngjarja në Zelandën e Re, mobilizohen Anglia, Franca e SHBA

Sulmi i tmerrshëm që ndodhi sot në dy xhami të Zelandës së Re, duke lënë 49 viktima dhe mbi 20 të plagosur, ka sjellë përhapjen e rrezikut ndërkombëtar.

Pas kësaj ngjarje, Franca ka kërkuar që si Anglia dhe Amerika të rrisin masat e sigurisë në xhami dhe në vendet e tjera fetare.

Ministri i Brendshëm francez, Christopher Castaner, ka kërkuar që të rritet prania e forcave policore në këto vende për të parandaluar çdo sulm të mundshëm, një taktikë që është duke u bërë edhe në SHBA.

Edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, ndërsa ka konfirmuar se do të ketë trupa të shumtë policorë përreth xhamive të kryeqytetit anglez.

Ju mund të pëlqeni dhe këto