Në veri të Italisë, por në këtë qytet nuk ka pasur më asnjë të infektuar me koronavirus për këtë shkak

Në qytetin italian të Codogno nuk ka asnjë person të ri të infektuar me koronavirus, ndonëse qyteti ndodhet në zonën e kuqe, në veri të Italisë.

Kryetari i këtij qyteti dhe i provincës së Lodi, Francesco Passerini, ka deklaruar se e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i një karantine të bërë seriozisht.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me atë që na duket të jetë një rezultat i shkëlqyeshëm, por ne, që kemi qenë zona e kuqe e Lodit, e kemi marrë seriozisht karantinën, dhe kjo është padyshim arsyeja pse ne jemi tani duke dëshmuar rënien për të cilën shpresonim “, tha Francesco Passerini.

“Beteja nuk ka mbaruar, por nëse vijojmë të sillemi në mënyrë inteligjente dhe zbatojmë masat e diktuara nga qeveria, atëherë mbeten vetëm edhe disa javë sakrificë dhe atëherë do të jemi jashtë saj”, ka përfunduar kryetari i bashkisë raporton “Il Giornale”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto