Flower
Flower

Theret me thikë brutalisht në mes të sheshit kryebashkiaku/ Zbardhet skema e ngjarjes dhe autori i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi, ku kryebashkiaku i qytetit Gdansk në Poloni, është therur me thikë gjatë një koncerti bamirësie.

Pawel Adamowicz është goditur pa mëshirë nga një djalë 27 vjeçar që është ndaluar në vendngjarje, i cili ka precedentë penal të mëparshëm dhe është arrestuar nga policia, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Kryebashkiaku iu nënshtrua një operacioni prej 5 orësh, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.

Momenti i ngjarjes

Pawel, 53 vjeç, ishte në krye të qytetit Gdansk që prej vitit 1998, ndërkohë që ende duhet zbardhur shkaku që solli sulmin kundrejt tij nga 27 vjeçari.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto