“Ndihesh sikur nuk jeni larg vde.kjes”, 28 vjeçari me koronavirus rrëfen dhimbjet që ndjen

Michael Prendergast është një 28 vjeçar nga Irlanda, i cili është infektuar me koronavirus. Në një deklaratë të tijën, ai është shprehur se është sëmurur si kurrë më parë.

Michael ka thënë se ka pasur vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë. “Para se të infektohesha mendoja se koronavirusi ishte një grip i lehtë sezonal. Por kur përjetova sëmundjen, ndryshova komplet mendimin për të”, ka thënë 28 vjeçari, i cili u infektua gjatë një udhëtimi në Londër.

“Kur jeni i infektuar dhe keni temperaturë të lartë, ndihesh sikur nuk jeni shumë larg vdekjes. Ajo vjen në dallgë, kështu ndiesha. Një dallgë që zgjaste katër ose pesë orë. Kjo do të ishte ndjenja më e fortë, dërrmuese, një temperaturë e shpejtë, të bën të ndihesh sikur nuk je larg vdekjes”, ka thënë i riu.

Ai ka një mesazh për të rinjtë, duke u shprehur se dhe ata janë pre e këtij virusi, jo vetëm gjyshërit e tyre.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto