Ndërron jetë aktori i njohur

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Peter Fonda ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Ai është larguar nga kjo botë për shkak të një beteje të humbur me sëmundjen e kancerit në mushkëri. Aktori i njohur për rolin e luajtur në filmin “Easy Rider”, vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Lajmi është konfirmuar nga familja dhe menaxheri i tij Alan Somers. “Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës, për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”-kanë shkruar familjarët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto