Mungesat në furnizimin e vaksinave, BE fajëson plotësisht AstraZeneca: “Ata kanë dështuar”

Bashkimi Evropian ka fajësuar AstraZeneca-n që nuk ka arritur të vaksinojë në kohë 80% të njerëzve të moshuar deri në fund të marsit.

Komisioneri i BE, Thierry Breton, ka deklaruar se kompania farmaceutike anglo-suedeze është përgjegjëse që nuk ka mbajtur targetin e caktuar për furnizimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

“Nëse do të kishim marrë 100% të vaksinave të AstraZeneca që na ishin kontraktuar, Bashkimi Evropian do të ishte në të njëjtin nivel sot me Britaninë e Madhe për sa i përket vaksinave”, i tha ai ‘Le Parisien’. “Kështu që mund të them se turbulencat që kemi përjetuar janë vetëm për shkak të dështimit të AstraZeneca për të ofruar”, shtoi ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto