Mori vesh që ishte me koronavirus, infermierja 34 vjeçare i merr jetën vetes

Një infermiere italiane që ka rezultuar pozitive me koronavirus, i ka marrë jetën vetes. Bëhet fjalë për infermieren Daniela Trezzi.

34 vjeçarja mendoi se kishte infektuar dhe pacientët e tjerë që u kishte shërbyer dhe nuk e duroi dot këtë dhimbje. Këtë lajm e ka konfirmuar Federata Kombëtare Italiane përmes një njoftimi ku shprehte ngushëllimet për familjen e saj.

“Të gjithë dhimbjen e shqetësimin e infermierëve për vdekjen e koleges së re që humbi jetën, dhe të të gjithë 450 mijë profesionistëve të Italisë që po luftojnë të bashkuar rreth familjeve, miqve e kolegëve të tyre”, shkruhej në këtë njoftim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto