Flower
Flower

Merr fund kriza politike në Itali, betohet kryeministri i ri Giuseppe Conte

Pas muajsh të tërë pa qeveri, më në fund kriza politike në Itali duket se ka marrë fund. Dy partitë populiste “5 Yjet” dhe “Lega Nord” do të qeverisin Italinë. Giuseppe Conte u betua si kryeministër i vendit.

Përpjekja e presidentit Sergio Matarella për t’i dhënë një tjetër zgjidhje ngërçit disamujor, dështoi. Profesori i Juridikut, Giuseppe Conte, i cili këmbëngul se ka me vete ekipin më të mirë të ministrave.

Me të marrë detyrën, ai prezantoi listën e 19 pjesëtarëve të kabinetit, 5 nga të cilët janë gra. Njeriu që trembi Bashkimin Europian e u refuzua nga Matarella në postin e ministrit të Ekonomisë, Paolo Savona do të drejtojë ministrinë më pak të rëndësishme të Komuniteteve.

“5 yjet” dhe Lega kanë premtuar shpenzime të reja të ndihmës sociale dhe shkurtim taksash, çka mund të bjerë ndesh me rregullat e shpenzimeve të bllokut. Vetë Matteo Salvini nga ana tjetër do të mbaje portofolin e Ministrisë së Brendshme dhe një nga premtimet e tij të para ishte një politikë e re e ashpër mbi emigracionin, që mund të ngjallë dhe kjo debate në Europë.

Dy partitë, që para zgjedhjeve kishin ndasi të thella në programin e tyre, arritën që të sheshojnë këto ndasi dhe të formojnë një koalicion të përbashkët. E përbashkëta tjetër e tyre është qëndrimi ndaj Brukselit.

Si 5 Yjet, ashtu edhe Lega Nord kundërshtojnë një sërë politikash të imponuara nga Bashkimi Europian për daljen nga kriza.

Ju mund të pëlqeni dhe këto