Memorizoi të dhënat e kartave të kreditit të 1300 njerëzve dhe i përdori për të blerë online, e pëson 34 vjeçari

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 34 vjeçari, i cili kishte arritur të vidhte informacionin e kartave të kreditit të 1300 njerëzve.

Yusuke Tanniguchi punonte në supermarketin “Koto City” në Tokio, ku aty kishte memorizuar përmendësh të dhënat e klientëve që blinin me kartë krediti.

Sipas policisë së Tokios, Taniguchi kishte mbajtur mend numrin 16 shifror të blerësve, emrin e tyre, datën e skadimit dhe kodin e sigurisë.

Më pas, ai i përdorte këto të dhëna për të blerë artikuj të ndryshëm në internet. Burri i tha policisë se ai i shiste përmes një dyqani lokal që të mbulonte shpenzimet lokale.

34 vjeçari kishte filluar të shpenzonte më shumë se 2500 euro në çdo llogari bankare, një veprim që solli më pas arrestimin e tij nga policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto