Me temperaturë të lartë dhe kollë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Aleksei Navalny në burg

Aleksei Navalny është ankuar sërish nga qelia e tij në burg se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Mësohet se ai është diagnostikuar me temperaturë deri në 38.1 gradë celcius dhe koll të rëndë.

Pavarësisht kësaj, ai do të vazhdojë grevën e tij të urisë, që e ka nisur disa ditë më parë. Politikani opozitar rus ndodhet në një kamp rreth 100 km në lindje të Moskës.

Ai ka bërë të ditur se ka dhimbje të mëdha në shpinë dhe njëra këmbë i është paralizuar. Për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor, ai ka nisur grevën e urisë prej të mërkurës së javës së kaluar.


Në shkurt 2021, Navalny u dënua me 2 vite e gjysmë burg, një proces gjyqësor ky që është kritikuar shumë. Ai është akuzuar nga gjykata ruse për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, pasi po shërohej në Gjermani nga helmimi me agjent nervor Noviçok.

Ju mund të pëlqeni dhe këto