Me plazhe të kristalta, ky është ishulli grek që iu ofron para për të jetuar atje

Një ishull në Greqi i ofron para të gjithë personave që do të shpërngulen atje. Ishulli me plazhet e kristalta quhet Antikitera dhe ka vetëm një fshat.

Ky fshat quhet Potamos dhe në rrethinat e tij është gjendur Mekanizmi i Antikiterës. Ky është edhe “kompjuteri i parë në botë”, një pajisje 2000 vjeçare mjaft e ndërlikuar.

Megjithatë, në vitet e fundit ishulli është harruar nga njerëzit dhe kisha ortodokse e Greqisë do të paguajë familjet e mëdha që të zhvendosen aty.

Personat që do të shpërngulen në këtë vend do të marrin një shtëpi, një tokë për ta punuar ose një biznes dhe një pagesë mujore prej 500 eurosh për tre vitet e para.

Ju mund të pëlqeni dhe këto