Flower
Flower

Me pagë mbi 2 mijë euro në muaj, ky ishull ka nevojë për këta punonjës

Në Skoci, ishulli North Ronaldsay ofron një vend pune shumë të mirë për të gjithë barinjtë e interesuar.

Këta të fundit, do të duhet të kujdesen për një llojë të rrallë deleje skoceze, e cila quhet orkni. Por ka një kusht për të fituar këtë vend pune.

Barinjtë duhet të jenë me përvojë dhe të kujdesen që delet të jenë në kope, të ushqehen dhe të qëndrojnë larg shkëmbinjve të rrezikshëm që janë aty pranë.

Gjithashtu, barinjtë duhet të mbajnë larg delet nga arat ku përpunohet ushqimi për banorët e ishullit. Gjithsej, orari është 35 orë në javë, ata duhet të qëndrojnë të paktën tre vite në këtë ishull dhe do paguhen 24.473 mijë euro në vit.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto