Flower
Flower

E rrë.mbyen, e lidhën me litar dhe e gjuajtën me gurë deri në frymën e fundit, trupi i 3 vjeçarit gjendet i hedhur në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Afrikën e Jugut, ku një fëmijë 3 vjeç është gjendur i masakruar pranë shtëpisë së tij. Vogëlushi u zhduk kur doli për të luajtur me shokët, ndërsa kur nuk u kthye, prindërit lajmëruan policinë.

Sipas “Daily Mail”, 3 vjeçari u gjend 1 km larg shtëpisë së tij i pajetë, ndërsa autorët e këtij krimi kanë qenë dy djem të moshave 7 dhe 8 vjeç.

Foto ilustruese

Në dëshminë e tyre në polici, djemtë treguan se fillimisht e rrëmbyen 3 vjeçarin, e lidhën me litar dhe e gjuajtën me gurë. Më pas, ata e hodhën trupin e masakruar të vogëlushit në një zonë ku kishte mbetje inerte.

Mirëpo, babai i vogëlushit, beson se në këtë mes është dhe një person i tretë, pasi dy djemtë e mitur do e kishin të pamundur ta merrnin djaloshin e ta çonin deri tek zona ku u gjend i vdekur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto