Lindi vajzën, nëna e re humb jetën si pasojë e veprimit të frikshëm nga mjeku

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Rusi, ku një nënë e re ka ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi kishte lindur vajzën e saj.

Alisa Tepikina humbi jetën fill pas lindjes, ndërsa nëna e saj, Svetlana Malyukova, është shprehur për gazetën ruse “Komsomolskaya Pravda” se: “Unë shpresoj se do të arrijmë të faktojmë fajin e mjekëve dhe do bëjmë të pamundurën që ata të marrin dënimin e merituar”.

Gjinekologu ka tërhequr me forcë kordonin e kërthizës së Alisës, kanë bërë të ditur prindërit e saj dhe menjëherë, ajo ka patur gjakderdhje dhe ra në koma, ndërsa më pas pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë.

 “Vajza ime po vuante, ajo po bërtiste sepse kishte dhimbje të forta, por mjeku nuk i kushtoi vëmendje. Të bërtiturat e vajzës sime janë dëgjuar në të gjithë spitalin. Mjeku kanë vepruar sikur të ishte në Mesjetë”, është shprehur babai i saj, Dimitri Malyukov.

Spitali vendosi në dispozicion një helikopter për Alisa që të dërgohej në një spital më të specializuar, por ishte shumë vonë.

Nëna e vajzës

Ndonëse mjekët i bënë një operacion për t’i shpëtuar jetën asaj, Alisa nuk pati fat. Prindërit e saj kanë treguar se placenta e vajzës së tyre u shqye së bashku me mitrën.

Pas lindjes së vajzës, Nikolai Tepikin, burri të nënës së ndjerë, e ka dërguar vajzën e tyre në një spital tjetër sepse ajo kishte dëmtim në qafë.

.

Ju mund të pëlqeni dhe këto