Kreu marrëdhënie me pacientin me kancer në shtratin e spitalit, mjekes 37 vjeçare i ndodh gjëma

Theepa Sundaralingham, një mjeke 37 vjeçare nga Kanadaja, ka humbur licencën e saj për shkak se ishte përfshirë në një lidhje intime me një pacientin e saj që vuante nga kanceri.

Mjekja dhe pacienti filluan që të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe më pas shkëmbyen numrat e telefonit. Madje, mediat e huaja kanë raportuar se doktoresha kishte kryer marrëdhënie intime me pacientin në shtratin e spitalit ku punonte në Toronto të Kanadasë.

“Është shumë e vështirë për mua që të flas me dikë për këtë ngjarje.  Unë jam mashkull dhe do të ishte e thjeshtë për mua që të thoja se pata marrëdhënie me mjeken time dhe dikush do të thoshte shumë mirë. Por, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk është ky rasti, ndihem i abuzuar”, është shprehur pacienti.

Si pasojë, mjekja është pushuar nga puna dhe komisioni dëgjimor e ka urdhëruar atë që të paguajë terapinë e pacientit të sëmurë me kancer, me argumentin se ajo e ka shfrytëzuar për kënaqësi seksuale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto