Kreu i OBSH paralajmëron të rinjtë: “Nuk jeni të pathyeshëm ndaj koronavirusit”

 

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka theksuar dje për të gjithë të rinjtë se koronavirusi nuk kursen as këtë grupmoshë.

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se të dhënat tregojnë që njerëzit nën moshën 50 vjeçare përbëjnë një numër të madh të pacientëve që kërkojnë shtrim në spital.

“Sot kam një mesazh për të rinjtë; ju nuk jeni të pathyeshëm, virusi mund t’iu dërgojë në spital për një javë ose mund edhe t’ju vrasë. Edhe nëse nuk sëmureni, zgjidhja që bëni se ku shkoni, mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”, u shpreh kreu i OBSH.

Italia në Evropë ka shënuar numrin më të madh të viktimave. Deri tani janë 246.275 njerëz të infektuar në gjithë botën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto