Kreu i OBSH apel shteteve: “Adaptoni këto gjashtë veprime kryesore për të shtypur Covid-19”

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është shprehur se vendet duhet të marrin politika kufizuese për qytetarët e tyre.

Në fjalën e tij, ai është shprehur se ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ai rekomandon. Në mesin e tyre është vendosja në dispozicion e fuqisë punëtore, të gjesh çdo rast të dyshuar, rritja e testimeve, etj.

“Ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ne rekomandojmë. Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe vendosni në dispozicion të gjithë fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik; Së dyti, zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel e komuniteti; Së treti, rritni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testeve;

Së katërti, identifikoni, adaptoni dhe pajisni infrastukturën që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët; Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet; Dhe e gjashta, përqendroni të gjithë qeverinë në shtypjen dhe kontrollin e COVID-19. Këto masa janë mënyra më e mirë për të shtypur dhe ndaluar transmetimin, në mënyrë që kur të hiqen kufizimet, virusi mos të rishfaqet”, tha kreu i OBSH-së.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto