Koronavirusi/ OBSH zbulon si është gjendja e të infektuarve jashtë Kinës, dalin shifrat

OBSH ka bërë të ditur se rastet e të prekurve me koronavirus nuk janë rritur në mënyrë dramatike jashtë territoreve të Kinës.

Por në këtë bën përjashtim një anije në Japoni, në të cilën janë raportuar 44 raste të reja të infektuarish. Si pasojë, 218 persona janë prekur nga koronavirusi në Japoni.

Sipas OBSH, nuk ka pasur një ndryshim të madh të mënyrës së vdekshmërisë apo ashpërsisë së koronavirusit.

Bilancet e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1380. Numri i të infektuarve ka arritur në mbi 64 mijë raste, kanë raportuar sot mediat e huaja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto