Koronavirusi nxjerr zbuluar burrin/ Anglezi shkon me dashnoren në Itali, infektohet me virusin

Një anglez është infektuar me koronavirus pasi shkoi në Itali me dashnoren e tij, sipas “New York Post”. Raportohet se britaniku i pasur është në të 30-tat.

Ai kishte shkuar në Itali me dashnoren dhe gruas i tha se do të shkonte në një udhëtim biznesi brenda Mbretërisë së Bashkuar.

 

Mirëpo, pasi u kthye nga udhëtimi, ai kishte shfaqur simptoma të koronavirusit dhe doli pozitiv me Covid-19.

Burri i ka rrëfyer doktorëve se kishte qenë në Itali. Tani mësohet se gruaja e tij është vetëizoluar, ndërsa nuk dihet se ç’ka ndodhur me dashnoren, pasi ai nuk e ka zbuluar identitetin e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto