Koronavirusi ka pushtuar botën, por këto janë 12 shtetet që nuk kanë shënuar asnjë rast me Covid-19

Në vetëm pak muaj, koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, duke shkaktuar një krizë globale dhe karantinimin e njerëzve.

Sot paraqiten 5 milionë të infektuar dhe mbi 320 mijë të vdekur. Megjithatë, ka disa shtete të cilat nuk janë prekur ende nga koronavirusi.

Konkretisht, janë 12 vende që nuk kanë shënuar asnjë rast me Covid-19. Mes tyre është edhe Koreja e Veriut, por zyrtarët e kanë të vështirë t’i besojnë këtij raportimi sepse vendi diktatorial di t’i fshehë problemet e tij.

Vendet e tjera që nuk kanë shënuar raste me Covid-19 janë: Ishujt Marshall, Palau, Samoa, Mikronezi, Kiribati, Ishujt Solomon, Tonga, Turkemistan, Tuvalu dhe Vanuaru.

Ju mund të pëlqeni dhe këto