Koronavirusi/ 1383 viktima dhe mbi 64 mijë të infektuar, si po trajtohen pacientët

Si pasojë e koronavirusit, deri më tani kanë humbur jetën 1383 persona. Të prekurit janë mbi 64 mijë, ndërsa viktima ka pasur edhe në provincën e Hubei përpos Wuhanit.

Pritet që shumë njerëz që janë diagnostikuar me simptomat e Covid-19 të munden të marrin trajtimin e nevojshëm.

Sistemi shëndetësor në Wuhan ka mundur të përballojë fluksin e pacientëve me ndihmën e disa spitaleve që u ndërtuan në kohë rekord për të trajtuar koronavirusin.

Autoritetet provinciale thanë që ka rreth 37,000 pacientë në spital, 1.685 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto