Kontaktoi me personin e infektuar, del përgjigjia e analizave të Angela Merkel

Kancelarja gjermane iu nënshtrua menjëherë testeve dhe u karantinua pasi kontaktoi me person të infektuar me koronavirus.

Ndërsa përgjigjia e testit të parë doli negative, edhe përgjigjia e testit të dytë ka rezultuar negative. Kështu, kancelarja nuk është e infektuar me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane ka thënë për mediat gjermane se kancelarja do vijojë të punojë nga karantina në shtëpi dhe do të testohet përsërit në fillim të javës tjetër.

Shkalla e vdekjes nga koronavirusit në Gjermani ka mbetur shumë e ulët. Deri më tani, ka 31.554 të infektuar në Gjermani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto