“Kjo është një epokë e re!”, Joe Biden betohet si presidenti i 46-të i SHBA-ve

Ka nisur në Capitol Hill ceremonia e betimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA-ve. Në këtë ceremoni nuk ka pasur shumë njerëz për shkak të pandemisë. Në vend të njerëzve, komiteti i inagurimit ka vendosur 200.000 flamuj që përfaqësojnë 56 shtetet dhe territoret amerikane.

Kamala Harris ka bërë betimin si zv. Presidente nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor. Pjesë e ceremonisë kanë qenë ish presidentët Barack Obama, Clinton dhe Bush.

“Betohem solemnisht për të përmbushur me besnikëri detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe për të ruajtur, mbrojtur Kushtetutën me sa kam mundësi. Zoti më ndihmoftë”, tha Biden. Gjatë betimit të tij, janë ngritur të gjithë të pranishmit në këmbë dhe kanë duartrokitur për të nderuar këtë moment.

“Me guxim kurajo dhe sinqeritet. Falenderoj nga thellësia e zemrës, ekselencën e Kushtetutës Amerikane, Sapo mora vendimin tim si President. Kemi arritur shumë, kemi arritur deri këtu, po kemi akoma për të arritur, kemi shumë për të ndërtuar. Miliona punë kanë humbur. Ne duhet të përballemi me sulmet terroriste, me virusin vdekjeprurës. Por kjo kërkon që ne të gjithë të bashkohemi bashkë. Bashkimi është rruga e duhur. Ne njihemi si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot nisë një epokë e re për Amerikën. Le të tregojmë respekt për njëri-tjetrin. Historia e Amerikës, varet nga të gjithë ne, bashkimi bën fuqinë…”, u shpreh Biden pas betimit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto