Flower
Flower

Katër persona hapin zjarr brenda xhamive, 30 njerëz ndërrojnë jetë në situatën e tmerrshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zelandën e Re, ku tre burra dhe një grua kanë qëlluar me armë zjarri brenda dy xhamive, duke lënë të vdekur 30 persona.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Christchurch, ndërsa autoritetet i kanë lajmëruar qytetarët e kësaj zone që mos të dalin nga shtëpitë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri më tani janë arrestuar 4 të dyshuar, ndërsa ende nuk është zbardhur dinamika e ngjarjes.

Thuhet se njëri prej personave që kishte qëlluar me armë kishte hapur para të shtënave një banderolë kundër emigrantëve, ndërsa nuk mungojnë as pistat se ky ka qenë një sulm terrorist.

Ju mund të pëlqeni dhe këto