“Ka tre lloje koronavirusësh nga lakuriqi i natës”, deklarata e fortë e drejtorit të laboratorit në Wuhan

Drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan, Wang Yanyi, ka folur së fundmi për televizionin shtetëror kinez pas aludimeve se Covid-19 ka shpërthyer aksidentalisht nga ky institut.

Yanyi ka thënë se në këtë institut janë identifikuar tre lloje të ndryshme koronavirusësh nga lakuriqi i natës, por se asnjë prej tyre nuk përputhet me virusin që po merr me mijëra jetë njerëzish.

Laboratori

Më tej, ai ka thënë se akuzat e Presidentit Donald Trump se Covid-19 ka dalë nga ky laborator, janë lajme të rreme.

“Ne kemi tre lloje koronavirusësh, por ngjashëria më e lartë e tyre me “Sars-Cov2 është 79.8%”, u shpreh Yanyi.

Gjithashtu, ai ka theksuar tezën se koronavirusi u përhap fillimisht në tregun e kafshëve në Wuhan dhe nuk ka dalë nga asnjë laborator.

Ju mund të pëlqeni dhe këto