“Janë objekte jetike”, Donald Trump merr vendimin e madh, kush institucione do hapen në fundjavë

Presidenti Donald Trump u ka bërë një thirrje të fundit guvernatorëve të shteteve, ku u kërkon rihapjen e objekteve fetare këtë fundjavë.

“Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha Presidenti Trump në komentet për shtyp të premten.

“Me orientim nga unë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të nxjerrë udhëzime për komunitetet fetare”, ka thënë Presidenti, i cili ka shtuar se dyqanet që shesin alkool apo klinikat që kryejnë aborte janë hapur, ndërsa janë përjashtuar kishat dhe xhamitë.

“Nëse guvernatorët nuk ndërmarrin vendimet e duhura, unë do t’i superoj me vendimin tim”, ka thënë presidenti Trump më tej.

Shumë guvernatorëve të vendeve të ndryshme kanë ngritur shqetësimin për ruajtjen e distancimit fizik në objekte fetare.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto