Ishujt Kajman futen në listën e ‘zezë’ të BE, shtetet anëtare marrin vendimin

Si pasojë e masave të ndërmarra nga BE për të minimizuar humbjet nga evazioni fiskal, që janë diku tek 608 miliardë euro në vit, Ishujt Kajman do të futen në ‘listën e zezë të BE’.

Ishujt kishin shpëtuar deri më tani pasi ishin pjesë e territoreve britanike, por me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, është marrë vendimi.

Ambasadorët e BE kanë vendosur se ishujt në perëndim të Karaibeve nuk do të bashkëpunojnë më me Brukselin për ‘transparencën fiskale’.

Në këtë mënyrë, Ishujt Kajman futen në listën e vendeve “jo bashkëpunuese”, ku janë gjithashtu Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territore amerikane si Samoa Amerikane, Guami dhe Ishujt e Virgjër Amerikanë.

Vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar dhe “rrjeti i parajsave fiskale” që i përkisnin asaj, u vlerësuan si lehtësuesit më të mëdhenj të shmangies së taksave nga Rrjeti i Drejtësisë Fiskale, duke plotësuar listën e 10 vendeve që kanë ndihmuar më tepër në shmangien e pagesës së taksës së korporatës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto