Ishin ulur në bregdet për të parë yjet, 24 vjeçarja humb jetën krejt papritur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një plazh të Majorkës, ku një vajzë 24 vjeçare ka gjetur vde.kjen në mënyrë tragjike.

Sandra Amoros ishte ulur bashkë me kolegun esaj, Adelardo Contador, në një gur në Cala Vinyes, në Lindje të Spanjës. Ata punonin kamarierë në një lokal aty afër dhe sapo kishin mbaruar turnin e vendosën të shihnin yjet në atë vend.

Mirëpo, një gur i madh që ishte aty u shkëput papritur dhe i zuri dy të rinjtë poshtë. Adelardo, pasi doli i gjallë nga aksidenti, është shprehur se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Ishim ulur në gur dhe pa e vënë re ai na kishte zënë poshtë”, ka thënë ai për “Mirror”. Mësohet se guri peshonte rreth gjysmë toni, ndërsa Sandra ndërroi jetë menjëherë.

Adelardo mbeti i ngecur dhe ndonëse në dhimbje të mëdha, ai arriti të telefononte urgjencën që i erdhën në ndihmë dhe e shpëtuan.

Ju mund të pëlqeni dhe këto