Inkurajoi të dashurin t’i merrte jetën vetes, Gjykata merr vendimin për të renë

Michelle Carter është dënuar në vitin 2014 për vdekjen e të dashurit të saj, Conrad Roy. Aso kohe, ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Por Gjykata Supreme në Amerikë ka vendosur që mos ta rishqyrtojë dënimin e Michelle dhe ta lërë atë në burg.

Ajo është dënuar sipas “The Washington Post”, pasi ka inkurajuar të dashurin që të vrasë veten. Carter i kërkoi Gjykatës Supreme të pushojë dënimin pasi e drejta e saj për fjalën e lirë e mbron atë të mos jetë përgjegjëse për vdekjen e Roy.

Më pas, Carter e quajti këtë dënim të “paprecedentë”. Avokatët e saj u shpreh se e drejta e saj për fjalën e lirë e mbron nga përgjegjësia penale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto