Flower
Flower

Infermerja lë binjakët e sëmurë dhe shkon të pijë kafe, mamaja tronditet kur zbulon se fëmijët e saj…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një prej spitaleve të Zagrebit në Kroaci, kur infermierja që ishte caktuar të kujdesej për dy binjakët e sëmurë, i ka lënë ata vetëm në spital dhe shkoi për të pirë kafe.

Kur zbuloi se fëmijët e saj kishin qëndruar vetëm, mamaja e tyre, Ana Trescec, u trondit tej mase. “Mbeta pa frymë dhe shumë e tronditur kur gjeta dy binjakët e mi, Fran dhe Filip të shtrirë në shtretërit e tyre dhe me pelena të lagura, ndërkohë që infermierja e cila duhet të kujdesej kishte dalë për të pirë kafe”, është shprehur ajo.

Menjëherë mamaja është ankuar tek drejtori i spitalit mbi neglizhencën e infermieres, që mund të ishte kthyer në tragjedi, pasi vajza e Anës vuan nga epilepsia.

Fotot e binjakëve janë shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe kanë sjellë reagimin e shumë qytetarëve, ku edhe ministria kroate e Shëndetësisë, ka reaguar mbi këtë ngjarje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto