Infektohet me koronavirus djali i madh i Donald Trump, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit Donald Trump, është infektuar me koronavirus. Ai është diagnostikuar pozitiv në fillim të kësaj jave dhe që prej daljes së rezultatit, është karantinuar në kabinën e tij të gjuetisë.

“Ai ka qenë plotësisht asimptomatik deri tani dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e rekomanduara mjekësore”, tha zëdhënësi i 42 vjeçarit.

I pari që u infektua me koronavirus nga fëmijët e Trump ishte 14 vjeçari Barron Trump, i cili u shërua shpejt. Don Jr ka luajtur një rol të madh në fushatën presidenciale të të atit.

Ka pasur pretendime se vet 42 vjeçari do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë, hamendësime këto që ai nuk është përpjekur t’i hedhi poshtë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto