“I vetmi terapeutik që është efektiv”, OBSH zbulon medikamentin që jep rezultate ndaj Covid-19

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se deksametazoni është i vetmi trajtimi efikas kundër Covid-19 që ekziston momentalisht.

“Tani për tani, deksametazoni korkikosteroid është i vetmi terapeutik që tregohet të jetë efektiv kundër Covid-19, tek pacientët në gjendje të rëndë”, tha ai.

Deksametazoni përdoret në trajtimin e shumë gjendjeve, përfshirë reumatizmat, alergji të rënda, astma, sëmundje kronike të mushkërive, ejt.

Instituti Kombëtar i Shëndetit, agjencia kryesore amerikane që është përgjegjëse për kërkimet biomjekësore dhe shëndetësore, deklaroi se kishin filluar një studim për të përcaktuar disa medikamente të aprovuara që japin rezultate ndaj Covid-19.

Ju mund të pëlqeni dhe këto