I prenë fytin 12 vjeçarit se bërtiti kur e p*rdh*nuan, dalin pamjet nga ekzekutimi i dy burrave

Wadah Refat, 28 vjeç dhe Mohamed Khaled, 31 vjeç, janë ekzekutuar publikisht në Jemen ditën e djeshme me një plumb pas koke, për shkak se rrëmbyen, përdhunuan dhe më pas vranë një djalë 12 vjeçar.

Dy burrat u arrestuan në maj të vitit të kaluar dhe ekzekutimi i tyre mbodhi qindra persona në shesh që shkuan për të parë vrasjen e dy pedofilave.

Mohamed dhe Wadah e rrëmbyen të miturin kur ai ishte duke luajtur pranë shtëpisë së njërit prej tyre, më pas e futën në shtëpi dhe e përdhunuan.

I terrorizuar, 13 vjeçari nisi të ulëriste dhe për këtë shkak, ata i prenë fytin. Po ashtu, me vdekje është dënuar dhe një grua 33 vjeçe, e cila i ndihmoi ata që të copëtonin trupin dhe të fshihnin krimin, por ekzekutimi i saj është shtyrë sepse është shtatzanë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto