I dalë direkt nga përrallat, fshati i magjishëm ku nuk ekziston asnjë makinë

Kur e shikoni për herë të parë përmes fotove, ky fshat të jep idenë sikur jeni futur në botën e përrallave dhe të magjisë.

Gjetorn është një fshat në të cilin nuk lejohen makinat dhe për ta vizituar duhet të përdorësh varka e mjete të tjera lundruese.

Fshati është i pozicionuar në Holandë, në provincën e Overijesilit dhe ka shtëpi, hotele, muzë dhe restorante. Ai ka marrë nofkën si “Venecia Holandeze”.

Gjatë verës fshati është i përfshirë nga gjelbërimi dhe të jep një pamje spektakolare. Por në dimër, kanalet e tij ngrijnë nga i ftohti dhe bëhet vendi ideal për patinazh.

Ju mund të pëlqeni dhe këto