I akuzuar për shumë krime, dënohet me 1.075 vite burg lideri i kultit të frikshëm në Turqi

Një lider kulti në Turqi është dënuar me 1075 vite burg dhe është akuzuar për 10 krime të ndryshme. Bëhet fjalë për 64 vjeçarin Adnan Oktar.

Ai është akuzuar për sulme seksuale, abuzim seksual, mashtrim, përpjekje për spiunazh politik dhe ushtarak, sipas mediave turke.

Kulti i tij është konsideruar si një organizatë kriminale nga Prokurorët. Ai njihej për mënyrën e çuditshme të predikimit të tij dhe rrethohej nga shumë vajza.

Oktar i quante vajzat “kotele”, ndërsa ato i thërrisnin atij ‘mësues’. Ai i ka thënë trupit gjykues dhe kishte gati 1000 mijë të dashura.

Ju mund të pëlqeni dhe këto