Horror/ U tregoi nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed, prindi i pret kokën mësuesit

Një ngjarje shokuese ka tronditur Parisin pasditen e djeshme, ku një mësuesi i është prerë koka nga një prind pasi i tregoi studentëve karikaturat e Profetit Muhamed.

Menjëherë sulmuesi u kap nga policia dhe u qëllua nga efektivët, të cilët donin ta arrestonin. Por autori i kërcënoi me armë dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Dyshohet se sulmuesi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mund të ketë lidhje me ndonjë organizatë terroriste.

Deputetët u ngritën në këmbë në Asamblenë Kombëtare për të nderuar mësuesin e ndjerë dhe për të dënuar këtë sulm terrorist.

Kujtojmë se në Paris ende po zhvillohet gjyqi pas sulmit xhihadist që ndodhi në vitin 2015 ndaj gazetarëve të revistës satirike “Charlie Hebdo”, e cila kishte në shënjestër botimin e karikaturave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto