Ishte në prag të vdekjes nga koronavirusi, shërohet 52 vjeçari pasi i japin ilaçin që rekomandoi Trump

Giardinier është një burrë nga Florida që ka qenë i infektuar me koronavirus. Së fundmi, ai ka lënë spitalin.

52 vjeçari ka thënë se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët nuk i dhanë shpresa për jetën. Sipas tij, ai i kishte dhënë lamtumirat gruas dhe tre fëmijëve.

Mirëpo, burri pretendon se është shëruar farë ilaçit kundër malaries që ka shpërndarë Presidenti Trump disa ditë më parë.

Mjekët hezituan ta provonin këtë ilaç, por pas insistimeve të Giardinierit, mjeku pranoi dhe i bëri të ditur infermiereve t’ia jepnin ilaçin.

Pas një ore, ilaçi ka dhënë rezultat dhe gjendja e tij është përmirësuar. Giardinieri ka thënë se ndjeu sikur zemra e tij po rrihte nga gjoksi dhe dy orë më vonë ai mund të merrte frymë lirisht.

Pasi mori disa ilaçe të tjera, Giardinier ka thënë se nuk kishte ethe dhe dhimbje dhe mundi të merrte frymë lehtësisht. Presidenti Donald Trump e ka ndarë këtë rast në profilin e tij në Twitter.

Ju mund të pëlqeni dhe këto