Frika nga koronavirus mbërthen Anglinë e Europën, zbulohet nga e ka origjinën virusi

Të gjitha vendet e botës janë pushtuar nga paniku i rrezikut të përhapjes së koronavirus, ku dyshohet se numri i të prekurve ka shkuar në disa qindra.

Deri më tani, 14 persona në Mbretërinë e Bashkuar u janë nënshtruar testeve për të parë nëse janë prekur nga virusi.

Rreth 820 persona janë prekur deri më tani nga ky virus. Në Skoci janë testuar 5 persona, që fatmirësisht rezultuan të paprekur, ndërsa për 9 të tjerë po priten rezultatet.

Nga 5 të testuarit, 4 kanë qenë në Kinë për turizëm, raportojnë autoritetet britanike. Në Kinë ndërkohë është shënuar viktima e 25 nga ky virus.

Dyshohet se virusi e ka origijinën nga gjarpërinjtë. Autoritetet kineze kanë izoluar qytetin ku u shfaq fillimisht ky virus.

Ju mund të pëlqeni dhe këto