Francë, gropë në mes të qytetit

Një gropë pesë metra e thellë dhe 10 metra e gjerë është hapur krejt papritur në qendër të Amiensit, gjatë natës dhe ka gjasa që shkak të ketë qenë kolapsi i një qilari mesjetar.

Gropa u pa herët në mëngjes nga një patrullë e policisë bashkiake dhe gjashtë dyqane, u detyruan të mbylleshin ndërsa banorët e tre shtëpive përreth u evakuan.

Në qytetin francez, shumë banesa të hershme, janë të pajisura me qilarë, e madje nën qytet ka edhe shumë rrënoja galo-romake. Tani, teknikët do të marrin në dorë situatën dhe do të përcaktojnë se çfarë duhet bërë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto