Foto rrënqethëse, gjyshi shikon nipin për herë të parë por nuk mundet ta takojë

Në rrjetet sociale është bërë virale një foto rrënqethëse që tregon takimin mes gjyshit dhe nipit të porsalindur. Por për shkak se ata nuk mund të takohen nga koronavirusi, ata kanë mbajtur distancën.

Në këtë foto shihet një baba që po mban në krahë djalin e tij të porsalindur dhe gjyshi ndodhet jashtë, duke e parë nipin nga xhami i dritares.

Kjo foto është bërë në Britani dhe gjyshi mban distancën për shkak të frikës se mos është prekur nga koronavirusi.

“Tre breza në distancim social. Babai im takon për herë të parë nipin”, ka shkruar nëna e vogëlushit. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura! Babai im mezi po pret që se shpejti të mbajë në krahë nipin e tij”, shtoi ajo.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto