Flower
Flower

Flokët dhe qerpikët e ngrirë, do të përloteni kur të zbuloni çfarë i ka ndodhur këtij vogëlushi 1 vit më pas

Një vit më parë, në rrjetet sociale dhe në mediat e të gjithë botës u përhap me shpejtësi fotoja e një djali 8 vjeç, Wang Fuman, i cili u fotografua në klasë në fshatin e tij Yunnan në Kinë.

Për të shkuar në shkollë, djali duhet të bënte çdo ditë një rrugë prej 5 km, në mes të baltës dhe acarit, pavarësisht temperaturave nën zero, ç’ka solli etiketimin e tij si “fëmija akull” për shkak se në këtë foto vogëlushit i janë ngrirë qerpikët dhe flokët.

Ky rast mori vëmendjen e miliona njerëzve dhe të solidarizuar së bashku, u realizua që në shkollën ku mëson vogëlushi të vendoset ngrohje dhe babait të tij iu ofrua një vend pune më i mirë që të përmirësonte ekonominë e familjes.

Mediat vendase thonë se tashmë familja e vogëlushit është transferuar në një shtëpi dy katëshe e cila është vetëm disa minuta larg shkollës, duke qenë më të mbrojtur ndaj të ftohtit dhe acarit.


Ndërkohë në shkollën ku ishte realizuar fotoja është vendosur ngrohje në çdo klasë. Thënë ndryshe “fëmija akull” tashmë po bën një jetë disi më të thjeshtë, në sajë të përhapjes së fotografisë në rrjetet sociale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto