Flower
Flower

Fituan Botërorin, dy persona vdesin në shtetin francez si pasojë e festimeve

Ditën e djeshme, Franca triumfoi ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2, duke u shpallur Kampione e Botës në Futboll.

Pas fitores, në shtetin francez kanë nisur festimet e menjëhershme, ku me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qytetit për të festuar arritjen e madhe të skuadrës së tyre të futbollit.

Por festimet nuk janë shoqëruar pa incidente të shumta në disa qytete franceze, ku dy persona kanë humbur jetën gjatë tyre.

Në Annency, një burrë 50 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u hodh në një kanal të cekët dhe në Oise, një tjetër mashkull humbi jetën pasi ishte duke festuar fitoren e Francës në makinë. Ai u përplas në mënyrë të tmerrshme me një pemë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Po ashtu, në Paris, Lion, Marsejë dhe në qytete të tjera përgjatë shtetit francez, ka pasur incidente të tifozëve me policinë, ku edhe disa grupe vandalësh kanë përfituar nga rrëmuja për të grabitur dyqanet.

Kështu, në orën 22:00 në Francë u raportua se me dhjetëra persona u arrestuan në qytetet e lartpërmendura.

Ju mund të pëlqeni dhe këto