Flower
Flower

Fiket avioni në ajër, pilotja femër bën veprimin heroik që i shpëtoi të gjithë

Një aeroplan i vogël ka pësuar një ulje të pazakontë këtë të premte, kur motori i tij u fik teksa ishte duke fluturuar në ajër.

Avioni, që drejtohej nga një pilote femër, është ulur lehtësisht në Orange County, pas manovrimit spektakolar që ajo ka bërë.

Ai është ulur në një rrugë në Huntington Beach, ku pilotja shmangu me sukses kontaktin me shtyllat, kabujt telefonikë, madje edhe makinat, të cilat hapën krahun në anën tjetër.

Pilotja heroike nuk ka pranuar të identifikohet, por ajo ka marrë plot lëvdata dhe përgëzime nga puna fantastike që bëri.

Sipas zëdhënëses së policisë në Huntington Beach, pilotja ishte treguar një heroinë e vërtetë pasi kishte shpëtuar njerëzit në bordin e avionit, duke mos dëmtuar askënd.

Ngjarja bëri bujë në mediat lokale, por edhe ato botërore, ndërsa u vlerësua shumë qetësia dhe saktësia në manovrim e pilotes femër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto