Fauci shfaqet me tone optimiste: “Vaksina kundër Covid do jetë gati, të gjithë do ta marrin”

Eksperti Anthony Fauci ka siguruar të premten njerëzit se të gjithë amerikanët do të kenë akses tek vaksina sapo ajo të miratohet.

Teksa ka qenë para një komisioni të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton pandeminë, Fauci ka deklaruar se vaksina do të jetë në dispozicion, sidomos deri në vitn e ardhshëm.

Besoj, se për një periudhë kohe në 2021-n, amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin atë“, tha zoti Fauci, duke iu referuar vaksinës. “Do të ketë një listë për ata që marrin vaksinimet me herët. Nuk mendoj se do ta marrin të gjithë menjëherë“, shpjegoi zoti Fauci.

Por “përfundimisht, brenda një kohe të arsyeshme, planet do të mundësojnë që çdo amerikan që ka nevojë për vaksinën ta marrë atë”, shtoi ai.

Nën drejtimin nga Shtëpia e Bardhë, autoritetet federale të shëndetësisë po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër. Zoti Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, tha se një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin. Ai tha se 250 mijë vetë janë regjistruar në një faqe qeveritare në internet për të marrë pjesë në provat klinike të vaksinave, të cilat janë thelbësore për të përcalktuar sigurisë dhe efektivitetit e tyre. Por jo të gjithë pacientët të cilët dalin vullnetarë marrin pjesë në prova. Zotit Fauci iu bashkua gjatë seancës në komision edhe kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve doktor Robert Redfield dhe admirali Brett Giroir, zyrtar i Shërbimeve Shëndetësore e Humane dhe i ngarkuari me çështjet e testimit.

Zoti Giroir pranoi se aktualisht nuk është e mundur që përgjigjet për të gjitha testet mbi identifikimin e koronavirusit t’u jepen pacientëve brenda dy apo tre ditësh dhe kjo për shkak të kërkesës së madhe në të gjithë vendin siç tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto