Tmerr në ajër/ Plagosen 37 njerëz, rrëfejnë momentin e frikshëm: “Goditëm çatinë e avionit”

Një fluturim i “Air Canada” është shoqëruar me momente paniku dhe ka lënë të plagosur të paktën 37 persona.

Pilotët janë detyruar të bëjnë një ulje emergjente për shkak të turbulencave të forta që tronditën avionin prej 284 pasagjerësh.

Aeroplani ishte nisur nga Vankuver për në Sidney, por u devijua në Hawai. Kjo ka ndodhur ditën e enjte, ndërsa sipas zyrtarëve, 30 persona janë dërguar në spital, ku 9 janë me lëndime të rënda.

Në një prononcim për mediat “Air Canada” është shprehur se avioni ka hasur turbullira të ajrit.  “U goditëm nga turbulencat dhe ne të gjithë e goditëm çatinë, dhe gjithçka ra … njerëzit po fluturonin”, tha Jess Smith, një pasagjer në bordin e fluturimit, i tha stacionit televiziv lokal KHON.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto